Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lutfi Haziri: Vetëvendosja, fituese e zgjedhjeve

NULL NULL
13.06.2017 18:11

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se nuk është i dëshpëruar me rezultatin e zgjedhjeve por që ka pritur që partia ku ai bën pjesë të radhitet më lartë.

“Nuk e kemi pritur këtë rezultat por nuk jam i dëshpëruar, besuam që kemi bërë ofertë më të mirë ashtu si edhe listë të pastër karshi koalicioneve tjera”.

“Ndoshta ka qenë koha e shkurtër që kandidati ynë për kryeministër, Avdullah Hoti ta spjegojë në detaje programin tonë ose të njoftohet më shumë me publikun”.

Ai duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve që akoma nuk është certifikuar nga KQZ, ka thënë se në këto zgjedhje të 11 qershori ka pasur një votë kundërshtuese.

“Kemi një votë kundërshtuese në Kosovë e cila është orientuar nga një subjekt politik, që ka shkaktuar rritje të votës politike të Vetëvendosjes”.

“Sovrani nuk e ka determinuar në asnjë mënyrë se kush e ka mandatin dhe mund ta bëjë Qeverinë. Sovrani ka folur me votë kundërshtuese por s’i ka dhënë mandat askujt”.

Haziri që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se në këto zgjedhje, fituese është Vetëvendosja.

“Vetëvendosja është fituese e cila ka dyfishuar mbështetjen derisa sovrani nuk i ka dhënë askujt mandate që të ndërtojë Qeverinë”.

lajme të ngjashme