Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lista Serbe voton për Kryetarin e Kuvendit

NULL NULL
03.08.2017 10:29

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka thënë se do të votojnë për kryetarin e Parlamentit, qoftë edhe nëse është Kadri Veseli, ose dikush tjetër nga koalicioni PAN, njofton Klan Kosova.

Rakiq në një prononcim të shkurtër për mediat para fillimit të seancës konstituive  ka thënë se Lista Serbe nuk do të jetë bllokuese e proceseve.

Ai ka thënë poashtu se do të vendosin nëse do të hyjnë në koalicion me koalicionin PAN, vetëm pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Rakiq ka thënë se ata edhe nëse hyjnë në Qeveri, do të qëndojnë për aq sa do të respketohen interesat e serbëve për jetë më të mirë.

 

 

 

lajme të ngjashme