Ligji i ri për automjete parasheh dënime të rrepta NULL NULL 19.01.2017 23:51 19.01.2017 23:51 Nebih Shatri, drejtor i Departamentit të Automjeteve në Ministrinë e Infrastrukturës, në Orën e Fundit të Klan Kosovës ka thënë se parashihen dënime të rrepta për të gjithë ata që shkelin ligjin e ri për automjete, që pritet të miratohet së shpejti. Ai ka sqaruar cka përfshihet në këtë ligj, rrjedhimisht cilat sfera synon që të rregullojë, njofton Klan Kosova. “Në këtë ligj është përfshirë homologimi, regjistrimi i automjeteve dhe mjetet që kanë dalë jashtë përdorimit – që janë ndër ndotësit më të mëdhenj të ambientit. Krejt ai vaj i tyre shkakton dëme në ambient”. “Ligji parasheh që personat apo institucionet që duan t’i vënë jashtë përdorimit veturat e tyre të plotësojnë një formë për këtë cështje”. “Varësisht prej shkeljeve pason dënimi dhe largohet nga komunikacioni. Janë tre lloj defektesh: të vogla, të mëdha dhe të rrezikshme – në c’rast automjeti nuk guxon të marrë pjesë në trafik”. “Parashihen dënime goxha të mëdha për të gjithë shkelësit e ligjit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpërthejnë mesazhet, viktimat e Mërgim Gashit flasin hapur për mashtrimet (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Pritën krejt natën në aeroport, i kishte blerë vajzës dhuratë biletën e falsifikuar (VIDEO) 4 orë më parë