Largoni kilogramët e tepërt me këtë recetë të thjeshtë NULL NULL 25.09.2016 22:00 25.09.2016 22:00 Humbja e peshës është shumë e vështirë për shumë njerëz. Të largosh kilogramët e tepërt nuk është e lehtë, duhet shumë punë e dedikim, vendosmëri por edhe kjo ndonjëherë nuk ndihmon. Nëse jeni në mesin e atyre që keni provuar gjithçka por akoma keni shumë kilogramë për të humbur, atëherë ne kemi një recetë për ju. Bëhet fjalë për një recetë e cila ndihmon që ju të shkrini dhjamin dhe rrafshon barkun tuaj për vetëm pak ditë. Pija përmban të gjithë përbërësit që stimulojnë shkrirjen e dhjamit, dhe bëjnë detoksifikimin (largimin e helmeve) nga trupi juaj, transmeton Klan Kosova. Kjo pije do t’i japë trupit tuaj vitaminat e nevojshme ndërsa nuk ka asnjë efekt anësor. Më poshtë është receta. 2.5 litra ujë 1 limon 2 portokaj 1 limon të gjelbër 3 lugë gjellë uthull molle 3 lugë gjelle xhenxhefil të grirë Përgatitja: Prejini limonin, portokajt dhe limonin e gjelbër në gjysmë dhe shtrydhini lëngun e tyre. Më pas përzini ato me ujë, dhe shtojeni uthullën e mollës dhe xhenxhefilin dhe përzieni të gjitha së bashku. Vendoseni këtë përzierje në një shishe, mundësisht qelqi dhe konsumojeni atë gjatë ditës. Përsëriteni këtë proces për pesë ditë, ndërsa nëse ndjeni se keni nevojë akoma të humbni peshë, pushoni tri ditë dhe përsëriteni sërish. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.