Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova ia ndalon Gjuriqit hyrjen, ndërkaq Selakoviq nuk ka bërë kërkesë për vizitë

NULL NULL
23.03.2018 22:00

Këshilltari i Ministrit për Punë të Jashtme të Kosovës, Jetlir Zyberaj, ka thënë se drejtorit të zyrës për Kosovë në qeverinë e  Serbisë, Marko Gjuriq, i është refuzuar vizita në Kosovë, ndërkaq për Sekretarin e Përgjithshëm të presidentit serb, Nikola Selakoviq, tha se ai as që ka bërë kërkesë për vizitë, njofton Klan Kosova.

“Ministrit të Kulturës dhe Informacionit, Vladan Vukosavleviq i është miratuar vizita për datat 26-27 mars, ndërkaq pelegrinëve më 24 dhe 25 mars”, ka thënë Zyberaj.

“Ndërkohë që iu është refuzuar Marko Gjuriqit për datën 26 mars për shkak të deklaratave të pamatura. Në momente kur mbahet takimi mes dy presidentëve, manipulohet nga mediet serbe dhe tensionohet gjendja duke deklaruar se vizita i është refuzuar edhe Nikola Selakoviqit, i cili në fakt as nuk ka bërë kërkesë për vizitë”, ka shtuar Zyberaj për klankosova.tv.

lajme të ngjashme