Konfiskohen armë dhe municion në Podujevë NULL NULL 30.05.2016 15:19 30.05.2016 15:19 Policia rajonale e Prishtinës me anë të një komunikate ka njoftuar për një operacion bastisje në Podujevë. Armë dhe municion janë konfiskuar në këtë qytezë. Ja njoftimi i plotë i Policisë rajonale të Prishtinës. Pas një analize të hollësishme të situatës kriminale në rajon, duke u mbështetur në shqetësimet e fundit në lidhje me rastet e armëmbajtjes pa leje, strukturat operative rajonale bashkërisht me ato të hetuesisë kanë identifikuar format, metodat dhe mënyrat e zhvillimit të këtyre aktiviteteve kriminale dhe kanë marrë masat e duhura operative e hetimore për parandalimin, zbulimin dhe goditjen e të gjitha formave të këtyre veprave. Një kontribut të veçantë në këto operacione kanë dhënë edhe qytetarët të cilët kanë bashkëpunuar ngushtë me njësitet policore. Operacioni i fundit i bastisjes është zhvilluar me datën 29.05.2016, nga njësitet policore të stacionit të Podujevës në rrugën “Llapi” në Podujevë, ku policia ka gjetur dhe konfiskuar: një pushkë të gjuetisë një pistoletë e tipit Ekol një pistoletë e tipit TT një granatë dore tre karikatorë si dhe 115 fishek të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Pas bastisjes, në stacionin policor të Podujevës është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i pa autorizuar i armës, i cili është duke u trajtuar nga ana e hetuesve, sipas autorizimeve policore gjegjësisht, rekomandimeve nga Prokuroria përkatëse. Për këtë vepër është arrestuar një person, të cilit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.