Kodra e Trimave: Banorët nuk lejojnë punimet në rrugë, kanë vërejtje (VIDEO) NULL NULL 25.09.2016 20:24 25.09.2016 20:24 Që nga pranvera e këtij viti nuk është punuar në rrugën e Vlorës në Kodrën e Trimave pasi banorët nuk po e lejojnë kompaninë që të vazhdojë ndërtimin e rrugës. Sipas tyre kompania ndërtimore “Gashi ING”, nga Suhareka, nuk po i kryen punimet si duhet derisa kanë vërejtje edhe për nivelin e zhavorit të shtruar. Klan Kosova ka provuar ta kontaktojë kompaninë “Gashi ING”, por kontakti me ta ka qenë i pamundur për tre ditë, njofton Klan Kosova. Ndërkohë, Hysen Durmishi, drejtori i Infrastrukturës në komunën e Prishtinës, nuk është se tregoi nëse kanë ndërmarr diçka për ngritjen e kualitetit të punimeve në rrugë, por i ka thënë Klan Kosovës nëpërmjet telefonit se cilësia matet përmes atesteve. Sipas tij, vetëm problemet pronësore mund të jenë problem, pasi që gjithçka pritet të përfundojë brenda këtij viti. Kronikë nga Valon Rashiti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 2 orë më parë