Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kjo është gruaja më e vjetër në botë, mësojeni sekretin e jetëgjatësisë

NULL NULL
25.10.2016 10:00

Personi më i vjetër në botë dhe i vetmi që ka prekur tre shekuj me radhë, ia dedikon jetëgjatësinë e saj ngrënies së vezëve dhe konsumimit të alkoolit italian, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

Ajo po ashtu thotë se arriti të jetojë kaq gjatë duke fjetur çdo natë herët dhe duke mos u martuar kurrë.

Emma Morano, është gruaja 116 vjeçare e cila mendohet të jetë më e vjetra në botë.

Kur ka dëgjuar se cili është titulli i saj i ri, ajo është shprehur shumë e lumtur duke thënë se tani është më e moshuar se kodrat.

Emma është lindur në Pieddmont, një regjion në veri të Italisë më 19 nëntor të vitit 1899. Ajo tani jeton në një qytet të vogël buzë liqenit në afërsi me kufirin zviceran, dhe doktorët thonë se si 116 vjeçare që është, shëndetin e ka për mrekulli.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.