Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kamëz: Ndërron jetë polici, u përplas nga vetura

NULL NULL
25.09.2016 22:06

Ndërroi jetë një nga efektivët e policisë që u përplasën gjatë patrullimit në Kamëz.

Dy të tjerë janë rëndë në spital. Vetura e llojit xhip i aksidentoi dy punonjësit e policisë gjatë momentit që ata ndodheshin në furgon, në Bulevardin Blu në Kamëz.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se automjeti si rezultat i shpejtësisë së lartë ka përplasur furgonin e policisë dhe disa makina të tjera, shkruan Lapsi.al.

Të plagosur kanë mbetur punonjësit e policisë N. Hoxha dhe E. Haxhiraj dhe një punonjës tjetër i komisariatit, që janë transportur në gjendje të rëndë në spitalin e traumës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.