Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jan Braathu, shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë

NULL NULL
17.07.2016 22:32

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu është zgjedhur shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i vendit, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ku edhe e ka uruar shefin e ri të OSBE-së në Kosovë.

“I uroj Ambasadorit të Norvegjisë në Kosovë Jan Braathu emërimin në postin e shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë. E njoh Ambasadorin e nderuar që nga Konferenca në Rambuje dhe do të kem kënaqësinë të bashkëpunoj me te në postin e ri. Ai është një mik i pashoq i Kosovës”, ka shkruar Thaçi, transmeton Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme