Ja çfarë thotë Xhaka pas fitores së parë me Arsenalin NULL NULL 27.08.2016 21:41 27.08.2016 21:41 Granit Xhaka ka thënë fjalë shumë të mira për shokët e skuadrës pas fitores në udhëtim te Watfordi. Mesfushori nga Prishtina është parë i gëzuar dhe i lumtur pas fitores së tij të parë me skuadrën e Arsenalit në kampionatin angleze, Ligën Premier. Kjo pasi, pas ndeshjes, Xhaka ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të ndarë gëzimin e tij, shkruan albeu.com “Ju lumtë djema 3 pikë”, ka shkruar Xhaka në rrjetin social Facebook ku krahas këtij shkrimi ka postuar edhe një fotografi. Xhaka luajti 90 minuta në fitoren 3:1 të Arsenalit ndaj Watfordit.