Itali: Zbulohet plantacioni me marijuhanë, në pranga 2 shqiptarë NULL NULL 27.08.2016 21:27 27.08.2016 21:27 Rreth 200 rrënjë marijuhanë, disa prej të cilave kishin arritur në 2 metra lartësi, u zbuluan nga një helikopter i karabinierëve në Villanova d’Albenga, në veri-perëndim të Italisë. Plantacioni ishte kultivuar nga dy shtetas shqiptarë, atë e bir, që prej kohësh po mbaheshin nën mbikëqyrje, shkruan Top Channel. Sipërfaqja e kultivuar ndodhej në një zonë pyjore dhe gjatë vrojtimeve karabinierët patën zbuluar edhe një vaskë artizanale ku mblidhej uji i shiut, që më pas përdorej për vaditje. Dy personat, 47 dhe 20 vjeç, u kapën ndërsa po merreshin me krasitjen dhe spërkatjen e bimëve. Të bindur se nuk rrezikonin të zbuloheshin ata kanë vazhduar përkujdesjen për bimët e vyera edhe pas afrimit të karabinierëve, të veshur civilë. Pas arrestimit karabinierët kanë rrafshuar plantacionin, nga i cili kanë hequr gjithësej 250 kg marijuhanë që do të shpërndahej mes të rinjve të zonës.