Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hendbollisti kosovar vazhdon karrierën në Kroaci

NULL NULL
19.01.2017 21:54

Oltion Beshiri është hendbollisti më i ri kosovar i cili tashmë është pjesë e Premier Ligës Kroate.

Beshiri tani do të vazhdojë karrierën e tij tek klubi MRK Metalac, njofton Klan Kosova.

Për këtë hap pozitiv të Beshirit ka njoftuar vet ai përmes rrjetit social facebook, ku në një status të publikuar është shprehur tejet mirënjohës ndaj Prishtinës si dhe ‘’Plisave’’ të cilët i ka quajtur fansat më të mirë në botë.

Ja dhe statusi i plotë i Oltion Beshirit:

”Të dashur miq.. duke filluar nga ky vit unë do të jem pjesë e Premier Ligës kroate. Saktësisht tek klubi MRK Metalac. Unë do të doja të falënderoja ekipin tim të mëparshëm Prishtinën si dhe tifozët më të mirë në botë ‘’Plisat’’ për të gjitha sukseset dhe kujtimet e mrekullueshme’’ ka përfunduar Beshiri, njofton Klan Kosova.

16195024_10208474506916232_1463026583211488773_n

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.