Haziri s’kandidon më për kryetar komune (VIDEO) NULL NULL 04.01.2017 20:57 04.01.2017 20:57 Lutfi Haziri duket se është ngopur me të qenit i pari i Gjilanit, pasi paralajmëroi se definitivisht nuk do të rikandidohet për këtë post. Haziri po pretendon se i ka realizuar të gjitha objektivat. Deri diku me këtë konstatim pajtohet edhe Burim Haliti, Sekretari i Institutit për Studime Ligjore dhe Demokratike. Haliti si pozitive po e vlerëson edhe përmirësimin e e infrastrukturës gjatë qeverisjes së Hazirit. Ai përmend disa lëshime, por që sipas tij nuk kanë ndikuar drejtpërdrejt jetën e qytetarit. Për qeverisjen e Lutfi Hazirit mendim krejt tjetër ka Sahit Abazi, asambleist i PDK-së, që kritikon qeverisjen e të parit të qytetit. Lutfi Haziri ka edhe disa muaj për të qeverisë me Gjilanin dhe po aq kohë për t’i ndryshuar mendjen qytetarëve për punën që ka bërë. Kronikë e Valon Rashitit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.