Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj: Ky do të jetë viti i ndryshimeve (VIDEO)

NULL NULL
03.01.2017 20:23

Vitin që sapo e lamë pas e konsideron të dështuar.

Prandaj, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Ekonomiaonline, tha se 2017 duhet të jetë vit i ndryshimeve.

Sipas tij, kjo mund të bëhet vetëm përmes votës së qytetarëve.

Në këto zgjedhje, partia e tij do të garonte në koalicion me Nismën për Kosovën, ndërsa janë në bisedime edhe me AKR-në e Behgjet Pacollit e disa parti të tjera të vogla, por assesi me PDK dhe LDK.

Sa i përket idesë së kreut të PDK-së, Kadri Veseli, për një tryezë politike për arritjen e konsensusit politik për temat e mëdha, Haradinaj, ka thënë se është vonë për diçka të tillë, pasi sipas tij, shteti i Kosovës tashmë është lënduar nga marrëveshjet dhe bisedimet e dëmshme të koalicionit qeverisës.

Ai e mohoi se opozita është fajtore që kosovarët ende nuk mund të lëvizin pa viza në shtetet e zonës shengen.

Kritika të mëdha pati edhe për presidentin e vendit, Hashim Thaçi, që sipas tij, ishte figura që nuk e bashkoi, por e ndau vendin.

Sipas tij, për Thaçin do të ketë edhe telashe të tjera në ushtrimin e postit që ka nga pranvera që vjen, duke mos dhënë detaje nëse këtu po fliste për fillimin e ngritjes së aktakuzave të para nga Gjykata Speciale.

Por, Haradinaj tha se problem për funksionimin e të gjitha institucioneve do të jetë edhe Raporti i Progresit, i cili sipas tij, e vlerëson shumë dobët gjendjen e rendit dhe ligjit, luftën kundër korrupsionit që është kthyer në fenomen, dhe aspekte të tjera në Kosovë.

Kronikë e Kosovë Gjocit.

lajme të ngjashme