Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Guardian: Pas agresionit serb, Kosova kërkon ndihmë nga BE-ja dhe SHBA-të

NULL NULL
19.01.2017 22:42

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, u ka shkruar homologëve të tij në Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vende të tjera ku ka denoncuar, siç ka thënë ai “një numër veprimesh dhe aktesh të agresionit, nga Serbia”, njofton Klan Kosova.

Hoxhaj ka kërkuar nga BE-ja, që është lehtësuese e bisedimeve në mes të Kosovës e Serbisë, që të kërkojë nga Serbia të përkushtohet në përmirësimin e raporteve, shkruan Guardian.

“Republika e Kosovës  inkurajon, nxitë, Bashkimin Europian të kërkojë nga Serbia të qëndrojë e përkushtuar në raportet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit regjional dhe jo të ndërhyjë në zhvillimet e brendshme të një vendi tjetër, ose të ndërmarrë aksione provokuese që çojnë në destabilizimin e regjionit”, ka shkruar Hoxhaj në një letër trefaqëshe.

Nuk bëhet e ditur se me çfarë parametrash janë zgjedhur shtetet që u janë dërguar letrat, pos që janë përmendur “BE-ja, SHBA-ja dhe vende të tjera”.

Hoxhaj ka shkruar edhe se incidenti me trenin ishte “ngjarja e fundit në vazhdën e akteve agresive e provokative që Serbia ka ndërmarrë kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës”.

Hoxhaj po ashtu, në adresimin e tij ka përmendur arrestimin dhe mbajtjen e Haradinajt në burgun e Francës si pasojë e fletarrestit serb në Interpol dhe murin në Veri.

Ministri kosovar në letrën e tij ka shtuar se “Prishtina ka reaguar me maturi politike dhe në pajtim të plotë me ligjet ndërkombëtare kur i është përgjigjur kërcënimeve të shumta të Serbisë, me dialog paqësor dhe metoda diplomatike”.

 

klankosova.tv

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.