Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjigantët e Premierligës duan anësorin e Leverkusen

NULL NULL
19.01.2017 23:01
Tottenahm dhe Everton kanë pasur përfaqësues në ndeshjet e fundit të Bundesligës ku është paraqitur gjermani shumë i vlerësuar

Manchester United dhe Arsenal janë ndër skuadrat e Premierligës të interesuara për të transferuar Julian Brandt e Bayer Leverkusen.

Anësori shumë i vlerësuar është përcjellë edhe nga skautët e Tottenham dhe Everton në javët e fundit.

Përfaqësuesit e të katër skuadrave kanë qenë prezent në ndeshjen e fundit të kësaj pjese të edicionit në Bundesligë, mes Leverkusen dhe Koln.

Brandt, që ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar gjashtë asist në 22 paraqitje këtë edicion, ka kontratë që skadon më 2019.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.