Gaxherri: Kadri Veselit i falet se është mashkull, Albulena Haxhiu më indinjoi më shumë NULL NULL 26.10.2015 18:13 26.10.2015 18:13 Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka thënë se ofendimi që kryeparlamentari Kadri Veseli i bëri deputetes Albulena Haxhiu i falet, sepse “ai është mashkull”. Gaxherri tha në Info Magazine të Klan Kosovës se më shumë ka qenë e indinjuar me kolegen e saj Albulena Haxhiun, sepse ajo nuk duhej të bërtiste. “Opinioni e di mendimin tim për Kadri Veselin”. “Por, për Albulena Haxhiun që është femër më erdhi shumë rëndë nga sjelljet e saj”. “Më shumë kam qenë e indinjuar me Haxhiun, sepse Kadri Veselit i falet se është mashkull”, tha Gaxherri, duke shtuar se koleget e saj duhej të kishin kujdes se ato janë “femra, gra dhe nëna”. “Kishte bërtima sikur të kafshëve atë natë në Parlament”.