Fjalët e Rugovës për shkëmbim të territoreve, Thaçi i sjell të nënvizuara NULL NULL 24.08.2018 12:58 24.08.2018 12:58 Presidenti Hashim Thaçi sërish ka shkruar për intervistën e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, i cili më 1994 ishte shprehur pro shkëmbimit të territoreve. “E pritshme! Me përjashtime të vogla, disa prej atyre që e promovojnë veten si bashkëpunëtorë të Presidentit Ibrahim Rugova, po vërtetohet që atëherë, as nuk i kanë dëgjuar, as nuk i kanë kuptuar qëndrimet dhe deklaratat e tij. Së paku, le ta bëjnë një gjë të tillë sot”, ka shkruar ai në Facebook. Kreu i shtetit njëherit ka postuar edhe një pjesë të intervistës së Rugovës me ç`rast ka nënvizuar Rugova deklarohej kundër ndarjes por thoshte se mund të ketë ndonjë pazar për shkëmbim te territoreve, transmeton Klan Kosova.