EKSKLUZIVE: Shimon Peres për Klan Kosovën: Njohja e Kosovës është në shqyrtim (VIDEO) NULL NULL 24.05.2015 20:19 24.05.2015 20:19 Presidentja Atifete Jahjaga e cila ka qëndruar në Aman të Jordanisë, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, ka pasur rastin që para të pranishmëve të flasë për ekonominë dhe mbrojtjen e shtetit, transmeton Klan Kosova. Jahjaga ishte e ftuar në një panel diskutimi me temën: “Adresimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe përgjegjësia e përbashkët”. Mirëpo, gazetari i Klan Kosovës, Shkodran Gajraku, gjatë konferencës për shtyp ka arritur t’ia parashtrojë një pyetje Shimon Peres, ish presidentit izraelit. Ai ka thënë se njohja e Kosovës nga Izraeli është duke u analizuar. “Ne kemi marrëdhënie me Kosovën, kurse çështja e njohjes është gjithnjë në shqyrtim”, ka thënë Peres për Klan Kosovën. Qëndrimet rreth njohjes së shtetësisë së Kosovës, i kanë qartësuar edhe zyrtarët e Marokos dhe Irakut, të cilët kanë thënë se do ta shqyrtojnë mundësinë e njohjes së pavarësisë së shtetit kosovar. Presidentja Jahjaga është shprehur se për të luftuar ekstremizmin si fenomen duhet mobilizuar të gjitha aspektet e shtetit dhe shoqërisë. “Ne më së miri do ta luftojmë ekstremizmin duke u angazhuar në të gjithë sektorët, bashkë me të gjitha shtresat e shoqërisë sonë, duke promovuar përfshirjen në qeverisje dhe në zhvillim”, ka thënë Jahjaga. Jahjaga u ka bërë thirrje të pranishëmve që të tregohen të kujdesshëm në mënyrë që të çrrënjoset ekstremizmi. “Kufijtë tanë nuk janë më gardhe të sigurta. Ne jemi të rrezikuar nga kërcënimet e njëjta, qofshin ato nga terrorizmi i brendshëm. Ne duhet të demonstrojmë vendosmërinë tonë që ta largojmë me rrënjë ekstremizmin”, është shprehur Jahjaga gjatë fjalimit të saj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 7 minuta më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 2 orë më parë