Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Ec ma Ndryshe”: Institucionet nuk po bëjnë asgjë për rastin e Xheneta Gashit

NULL NULL
06.08.2016 13:29

Organizata joqeveritare “EC ma Ndryshe” ka reaguar përmes një komunikate se dy muaj pas vdekjes së trevjeçares Xheneta Gashit në Prizren, nuk ka as aktakuzë e as dorëheqje.

Sipas tyre institucionet e pushteteve të ndryshme janë treguar të vakët në trajtimin e këtij rasti, që ngërthen në vete llogaridhënien para publikut, por pikë së pari ndjekjen penale për papërgjegjësi.

Ata theksojnë se për vdekjen e Xheneta Gashit përgjegjësi kanë organet qeveritare të nivelit qendror dhe lokal të cilët kanë përgjegjësi për menaxhimin e Zonës Historike të Prizrenit.

“Ec ma Ndryshe” thekson se ndonëse Ministri i Planifikimit Hapësinor u lirua nga detyra, ai nuk u lirua për rastin e Xheneta Gashit por për një rast tjetër.

Ata shprehen se që nga vdekja e trevjeçares qeveritaret vetëm kanë vendosur barriera para objekteve të vjetra që rrezikohen nga rrënimi. Ata kritikojnë Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit të cilët për Qendrën Historike të Prizrenit kanë nënshkruar një marrëveshje me vlerë 37 mijë euro, ndërsa kanë për të investuar 910 mijë euro për një shtëpi të kulturës në një komunë tjetër. Ata shprehen se ka dy vjet që MKRS-ja nuk ka dhënë para për shpëtimin e monumenteve të rrezikuara në Prizren.

“Ec ma Ndryshe” konsideron që rasti tragjik i Xhenetës duhet të trajtohet me urgjencë nga organet e hetuesisë dhe të drejtësisë.

Gjithashtu ata i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndryshojë qasjen e deritanishme ndaj Qendrës Historike të Prizrenit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.