E largojnë nga puna, sulmon me armë zjarri NULL NULL 14.07.2015 12:35 14.07.2015 12:35 Një person nga Fshati Radost, rajoni i Gjakovës, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull, pasi që më herët iu dha njoftimi se ishte shkarkuar nga puna. Siç tregon raporti i policisë viktima nuk ka pësuar lëndime, derisa agresori është arrestuar, transmeton Klan Kosova. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike me 9 copë fishek 7.62 mm. Ai me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.