E fshen armën në stallë, ia gjen policia NULL NULL 02.07.2015 10:37 02.07.2015 10:37 Policia e Deçanit derisa ishte duke hetuar një rast për dhunë në familje, ka bërë bastisje në shtëpinë e të dyshuarit me ç` rast në një stallë të bagëtive ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike cal.7.62mm. Bëhet e ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ndërsa rasti në procedurë, transmeton Klan Kosova.