Dokufest i solli të ardhura Prizrenit 3.7 milionë euro (VIDEO) NULL NULL 01.03.2016 13:27 01.03.2016 13:27 Dokufest gjatë vitit 2015 i ka kontribuuar komunës së Prizrenit me 3.7 milionë euro. Festival i filmit të shkurtër dhe dokumentarëve për tetë ditë ka ngritur GDP-në e kësaj komune, u tha në konferencën e organizuar nga Instituti GAP. Sipas këtij instituti këto të ardhura vinë përmes hoteleve, restoranteve, kafiterive e bizneseve lokale. Për tetë ditë sa ka zgjatur festivali në muajin gusht, Prizrenin e kanë rreth 15 mijë njerëz. Por, Veton Nurkollari drejtori artistik i Dokufestit-it kritikoi institucionet komunale dhe ato qendrore për mbështetjen e vogël që po i japin këtij festivali. Nukollari tha se ky festival edicionin e kaluar ka pas një buxhet prej 315 mijë euro ndërkaq komuna e Prizrenit sipas Nukollarit kanë dhënë vetëm 15 mijë euro. E drejtori i institutit GAP, Agron Demi, ka kërkuar nga institucionet që të krijojnë një linjë buxhetore enkas për festivalin Dokufest. Për këtë çështje është diskutuar sot edhe në Orën 7 në Klan Kosova. Videon mund ta shikoni më poshtë: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 14 orë më parë