Doktorët: Vokrri erdhi pa shenja jete NULL NULL 09.06.2018 11:12 09.06.2018 11:12 Si pasojë e një komplikimi shëndetësor, të cilin nuk mundi ta tejkalojë duke u dërguar me urgjencë në qendrën kryesore spitalore të vendit, kreu i futbollit kosovar ka ndërruar jetë Specialisti i mjekësisë emergjente, Avdush Bajgora, ka thënë për Klan Kosovën se legjenda e futbollit kosovar Fadil Vokrri ishte pa shenja jete kur kishte arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Vokrri ishte dërguar me urgjencë në qendrën kryesore spitalore të vendit pas një sulmi në zemër, të cilit nuk ka mundur t’i mbijetojë, duke ndërruar akoma pa mbërritur në QKUK. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.