Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Disa gjëra që s’i keni ditur për furçën e dhëmbëve

NULL NULL
23.09.2016 23:00

Të gjithë e kemi dëgjuar nga doktori se sa e rëndësishme është t’i pastrojmë dhëmbët. Dhe kjo sipas dentistëve, duhet të bëhet dy deri në tri herë në ditë me brushë e pastë dhëmbësh.

Pastrimi i dhëmbëve është bërë i natyrshëm dhe në botën moderne furça e dhëmbëve është një mjet esencial higjienik.

Por pavarësisht se i pastrojmë dhëmbët për çdo ditë, ka pak gjëra që dimë rreth furçës së dhëmbëve.

Më poshtë mund t’i mësoni disa nga gjërat që s’i keni ditur:

Njerëzit në antikitet, i përdornin shkopinjtë e drurit për t’i pastruar dhëmbët, kurse në kohët më moderne brushat bëheshin me flokët e derrit.

Brusha e parë elektrike ishte prodhuar nga Squibb, një kompani evropiane që vepronte rreth vitit 1956.

Furçën e dhëmbëve s’duhet ta mbani në tualet dhe nëse vendosni një kapak në të, shkaktoni grumbullimin e baktereve.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.