Çfarë thotë gjenerali i KFOR-it për ujin “Dea”? (VIDEO) NULL NULL 10.07.2017 20:24 10.07.2017 20:24 Uji DEA vazhdon të përdoret në bazën amerikane në Bondsteel. Por, të njëjtin nuk e përdor edhe baza kryesore e KFOR-it, në Kosovë që njihet si Film City në Prishtinë. E për këtë çështje ka dhënë detaje për Klan Kosovën vet gjenerali i KFOR-it, Gjovani Fungo. Ai nuk ka komentuar pse në bazën amerikane përdoret e në Film City jo, por ka thënë se në bazë të testimeve të rregullta ky produkt nuk kishte përmbushur standardet e NATO-s. Një medium italian ditë më parë kishte shkruar se ky lloj uji mund të jetë kancerogjen. Por, pavarësisht kësaj Fungo nuk është në dijeni se ndokush është sëmur nga përdorimi i këtij uji. Kronikë nga Dibran Istrefi.