Çahet toka në Kinë, gëlltit katër vetura (Video) NULL NULL 22.05.2016 14:35 22.05.2016 14:35 Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit kanë përdorur vinç për të tërhequr katër makina, të cilat po sa t’i shiqoni në videon e publikuar më poshtë, do mendoni që i gëlltiti toka. Këto vetura u fundosën si pasojë e hapjes së një vrime në rrugë, papritur përgjatë disa momenteve, njofton Klan Kosova. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në qytetin Ruijin, të provincës Jiangxi në Kinë në mëngjesin e së shtunës. Si pasojë e shembjes së rrugës duke pasuar edhe me një vrimë gjigante, askush nuk është lënduar përpos dëmeve materiale të cilat janë shkaktuar. Ndërkohë sipas raportimeve bëhet e ditur që hetimet kanë filluar për të zbuluar arsyet e rrëshqitjes së tokës në këtë mënyrë të papritur, njofton Klan Kosova. https://www.youtube.com/watch?v=QKDUkYFAvsM *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.