Bournemouth gati befason Arsenal NULL NULL 03.01.2017 22:51 03.01.2017 22:51 Skuadra nga Londra veriore ka pësuar humbje të thellë, duke rrezikuar seriozisht pozitën e katërt në tabelë Arsenal ka barazuar befasisht, duke u kthyer nga disavantazhi prej tre golash, dhe arritur paqe 3:3 me Bournemouth në kuadër të xhiros së radhës të Premierligës. Vendasit serinë e golave e hapën përmes Charlie Daniels, që shënoi 16 minuta pas fillimit të ndeshjes. Epërsia u dyfishua nga Callum Wilson nga pika e bardhë, ndërsa goli i tretë u shënua nga Rayan Fraser në minutën e 58-të të takimit. Për skuadrën e drejtuar nga Arsene Wenger shënoi Alexis Sanchez, njëzet minuta nga fundi i takimit, dhe Lucas Perez pesë minuta pas këtij goli. Golin e barazimit e shënoi Olivier Giroud në minutën e fundit të takimit. Ky barazim krejt i papritur e rrezikon seriozisht pozitën e katërt për Gunners.