Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet pasi kapet me 11 revole

NULL NULL
30.03.2016 15:54

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Arrestimi i tij u bë dje rreth orës 14:10 në afërsi të udhëkryqit Pogragjë – Stublinë – Dobrosin kur Policia gjatë kontrollit në veturën të cilën e drejtonte  i dyshuari: B. M. (1991) nga Gjilani ka vërejtur se i njëjti në automjet po transportonte 11 revole dhe 151 copë fishekë, transmeton Klan Kosova.

Pas konsultimit me prokurorin kompetent është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit.

Armët, municioni dhe vetura janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa ndalimit për 48 orë për vazhdim të procedurave tjera ligjore.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.