Arrestohen dy pjesëtarë të dyshuar të IS-it në Spanjë NULL NULL 13.01.2017 21:44 13.01.2017 21:44 Autoritetet spanjolle kanë thënë se kanë arrestuar dy persona si të dyshuar se janë pjesë e grupit militant, Shteti Islamik. Ministria e brendshme spanjolle ka thënë se dy të dyshuarit janë arrestuar në qytetin enklavë spanjoll të Afrikës Veriore, Ceuta. Ata, sipas njoftimit, i janë nënshtruar një procesi të gjatë të radikalizimit dhe se po i afroheshin pikës ku do të ishin të gatshëm të kryenin sulme terroriste. Njoftimi i ministrisë nuk ka identifikuar personat e arrestuar, shkruan Radio Europa e Lirë. Ministria, megjithatë ka njoftuar se policia spanjolle ka arrestuar 180 xhihadistë të dyshuar gjatë dy viteve të fundit, një pjesë e madhe e të cilëve në Ceuta. Ky qytet është në kufi me Marokun dhe ka dalje në Detin Mesdhe. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.