Ambasada Amerikane nuk komenton takimin e Palmer me përfaqësuesit politikë kosovarë NULL NULL 26.10.2018 09:34 26.10.2018 09:34 Zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit Amerikan, Matthew Palmer i ka bërë dje bashkë përfaqësuesit e spektrit politik në një takim që është zhvilluar në ambientet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë. Në këtë takim me Palmer kanë marrë pjesë liderët e subjekteve politike të pozitës dhe opozitë. Aty të kenë qenë kryeministri Ramush Haradinaj si përfaqësues i AAK-së, kryetari i PDK dhe i Kuvendit Kadri Veseli, nënkryetari i LDK-së Agim Veliu, kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, ai i PSD-së Shpend Ahmeti dhe kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari Lila. Klan Kosova mëson se Palmer ka kërkuar nga palët që në mënyrë të drejtpërdrejtë të përcaktohen se nga çfarë janë të gatshëm të heqin dorë për të arritur deri te njohja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Televizioni i ka shkruar Ambasadës Amerikane për të sqaruar detajet e këtij takimi, por ata nuk kanë dhënë asnjë informacion rreth kësaj çështjeje. “Ambasada nuk komenton për takimet private”, thuhet në përgjigjen e tyre. Detajet në kronikën më poshtë: klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.