Ahmeti: Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhje NULL NULL 05.02.2016 09:04 05.02.2016 09:04 Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i partisë Vetëvendosje ka thënë se zgjidhja e vetme për krizën politike në Kosovë, janë zgjedhjet e parakohëshme. I pari i Prishtinës i cili ndodhet në Uashington për Mëngjesin e Lutjeve, tha se insistimi tek emri i Ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi, është përçarës dhe do ta thellonte krizën më tej. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai ka deklaruar se qeveria atuale nuk ka legjitimitet që të shtyjë përpara çështjet e demarkacionit të kufirit dhe të asociacionit të komunave serbe në veri, përcjellë Klan Kosova.. Kemi një qeveri që nuk i ka fituar zgjedhjet duke thënë se do ta bëjmë demarkacionin dhe asociacionin serb në Kosovë dhe në anën tjetër janë këto dy çështje të cilat e kanë preokupuar qeverinë e Kosovës për një vit të tërë” ka shtuar ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Deputetja nga partia e Sanchez: Spanja e ruan qëndrimin e saj për mosnjohje të Kosovës 25/06/2024
Kosova FSK largon bomba të Luftës së Dytë Botërore, u hasën gjatë punimeve në magjistralen Prishtinë-Podujevë 25/06/2024