Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

15-vjeçarja: Më futën në makinë dhe deshën të më përdhunojnë

NULL NULL
13.01.2017 21:32

Një vajzë 15 vjeçe nga qyteti i Vlorës, ka denoncuar se tre djem kanë tentuar të fusin me forcë në makinë dhe më pas janë përpjekur të abuzojnë me të seksualisht. Ngjarja ka ndodhur më 4 janar në lagjen “24 maji”, ndërkohë që denoncimi është bërë më 12 janar, ku vajza me iniciale F.A., ka thënë se tre djemtë e kanë marrë me forcë në një automjet.

Por sipas dëshmisë së saj dhënë në polici në prezencën e familjarëve të saj, vajza është shprehur se ka arritur të largohet me vrap. Burime nga uniformat blu vajza ka dhënë me detaje përshkrimin e automjetit.

Policia e Vlorës, është vënë në lëvizje pas kallëzimit të 15-vjeçares dhe sipas kallëzimit të saj, rezulton se automjeti tip “Benz” me targa  KO 6890 B, i përket shtetasit me iniciale H.K., banues në Vlorë. Automjeti i tij, tip “Benz” është gjetur i braktisur në breg të detit në rrugën e Plazhit të vjetër.

Shtetasi me iniciale H.K., është shpallur në kërkim, pasi rezulton pronar i automjetit por mbetet hetimeve të konfirmojnë rastin e denoncuar nga vajza. Sipas grupit hetimor po hetohet pse vajza ka bërë kallëzimin pas tetë ditësh dhe nëse rasti në fjalë është i vërtetë apo diçka e ka shtyrë 15-vjeçaren për këtë kallëzim.

Ndërkohë po sipas grupit hetimor pritet të merret edhe dëshmia e pronarit të automjetit. Ndërkohë po të njëjtat burime bëjnë me dije se është e vështirë për t’u identifikuar pasi vajza ka dëshmuar se nuk njihte asnjë person në automjet. Ajo ka arrit të përshkroi disi tiparet e djemve por nuk jepen detaje për shkak të hetimeve. /Mapo.al

 

lajme të ngjashme