Zyrtarja shëndetësore britanike kërkon përpjekje globale për ruajtjen e shëndetit NULL NULL 22.07.2019 18:00 22.07.2019 18:00 Vendet duhet të punojnë së bashku për të trajtuar rreziqet globale të shëndetit, tha zyrtarja e përgjithshme mjekësor që po largohet nga Anglia. Në raportin e saj vjetor, Dame Sally Davies tha se duke u fokusuar në çështjet e brendshme mund të rrezikojmë të dështojmë në kontrollin e kërcënimeve globale si Ebola. “Investimi në shëndetin global është gjëja e mençur për t’u bërë sepse është në interesin tonë të përbashkët. Krijon një botë më të mirë për ne dhe për brezat e ardhshëm. Kjo ndihmon në mbajtjen e popullatës tonë të sigurt” tha Davies. Ajo shtoi se duhet të investojmë në sisteme dhe zgjidhje që kontribuojnë për ta bërë shëndetin më të drejtë, të sigurt dhe të qëndrueshëm. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 9 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 9 orë më parë