14:45, 25 Mars 2020

Ende ka kohë për të ndaluar Shtetet e Bashkuara që të bëhen epiqendra tjetër e pandemisë së koronavirus, tha një zëdhënëse e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Potenciali është atje, por ju keni akoma kohë për ta kthyer atë”, tha për CNN, Margaret Harris nga OBSH.

Megjithëse numri i rasteve dhe vdekjeve vazhdon të rritet në vend, është e mundur që të kthehet trajektorja, tha ajo.

“Ju keni trurin më të mirë të shëndetit publik në botë,” tha Harris. “Ju keni njerëz që mund ta shfrytëzojnë shkëlqyeshëm teknologjinë. Ju keni njerëz që mund të mendojnë vërtet jashtë kutisë.”

Si funksionon kjo: Formula e suksesit është testimi i njerëzve, gjetja e secilit rast, identifikimi i njerëzve që kanë rënë në kontakt me ata që janë infektuar, duke izoluar ata që janë të sëmurë ose që janë ekspozuar dhe karantinuar, tha ajo, transmeton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë