Zyrtarizohet marrëveshja e sponsorizimit të Ligës së Parë NULL NULL 10.08.2021 13:12 10.08.2021 13:12 Sot presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi dhe pronari i kompanisë “Viva Fresh” Xhevdet Rexhepi e zyrtarizuan marrëveshjen për sponzorizimin e Ligës së Parë. Nga kjo kontratë e lidhur ndërmjet FFK-së dhe kompanisë “Viva Fresh” do të përfitojnë 20 klubet e Ligës së Parë të të dyja grupeve. Në bazë të marrëveshjes së arritur palët u dakorduan që Liga e Parë në edicionin e ri garues të quhet “Viva Fresh Liga e Parë”. Kampionati i ri në “Viva Fresh Ligën e Parë” fillon më 28 gusht. Ndërkaq, të drejtat televizive të kësaj lige për edicionin 2021/2022 i ka fituar kompania “Art Motion”, duke ia siguruar kësaj lige 150 mijë euro për vit futbollistik, marrëveshje e cila u zyrtarizua dje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.