Zyrtarisht Shtimja shkon në balotazh mes VV-së dhe PDK-së

Zyrtarisht Shtimja shkon në balotazh mes VV-së dhe PDK-së

NULL NULL
1 month më parë

Tashmë edhe zyrtarisht qytetarët e Shtimes do të votojnë edhe një herë për të zgjedhur drejtuesin e tyre për katër vitet e ardhshme, pasi që gara në mes VV-së dhe PDK-së është e ngushtë, gjë që nuk mjafton për ta zgjedhur fituesin në raundin e parë.

Garës së balotazhit i prin Qemajl Aliu i Lëvizjes Vetëvendosje me 5 mijë e 840 vota, apo 45,10 përqind ndërsa i dyti është Naim Ismajli me 5 mijë e 781 vota, apo 44,64 vota.

I treti në këtë garë është Bedri Zeqiri me 1 mijë e 329 vota apo 10,26 përqind.