Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zyrtari iranian: ShBA do të paguajë për luftën që mund të zgjasë deri në dy vjet

NULL NULL
23.06.2025 16:23

Regjimi iranian dëshiron që Shtetet e Bashkuara të “paguajnë drejtpërdrejt për luftën, në vend që të qëndrojnë pas Izraelit dhe të ndjekin projektin e tij pa pasur nevojë të paguajnë koston”.

Kështu u shpreh një zyrtar i lartë iranian për CNN të hënën.

Zyrtari bëri të ditur se kërkesa e popullit Iranian për ta sulmuar Izraelin është e pashembullt.

Ndërkaq, Irani vlerësoi se lufta mund të zgjaste deri në dy vjet dhe se Irani ishte i përgatitur për këtë.

“Morali është i lartë dhe kërkesa e madhe e popullit iranian për të sulmuar Izraelin është e pashembullt”, tha zyrtari për CNN, transmeton Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.