Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zyrtari i OKB-së paralajmëron se gjysma e banorëve të Gazës po vdesin nga uria

NULL NULL
09.12.2023 16:57
Gaza
Gaza

Nëntë nga 10 persona në territorin palestinez nuk mund të hanë çdo ditë, dhe se gjysma e popullsisë është e uritur, tha zëvendësdrejtori i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së (WFP) Carl Skau.

Në një intervistë për Reuters, ai tha se asgjë nuk e kishte përgatitur për frikën, kaosin dhe dëshpërimin që hasi gjatë vizitës në Gaza.

Ndërsa luftimet intensive vazhdojnë në të gjithë territorin, Skau këmbëngul se vetëm një pjesë e furnizimeve ushqimore të nevojshme po vijnë.

Tutje ai theksoi se kushtet në terren po i bëjnë pothuajse të pamundura dërgesat, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.