Zyrtarët rusë e ukrainas përleshen në Turqi (VIDEO) NULL NULL 05.05.2023 09:07 05.05.2023 09:07 Delegacioni rus dhe ai ukrainas janë përplasur gjatë ditës së djeshme teksa morën pjesë në Asamblenë Parlamentare të 30-të të organizatës ndërkombëtare rajonale Bashkëpunimi Ekonomik i Detit të Zi (PABSEC). E gjitha ndodhi kur nisi një protestë e delegacionit ukrainas gjatë fjalimit të zëvendëskryetares së delegacionit rus, Olga Timofeeva, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv. Gjatë fjalimit të Timofeevas në samitin e mbajtur dje, delegacioni ukrainas kaloi pas Timofeevas, shpalosi flamurin e organizatës ultra-nacionaliste Sektori i Djathtë (Praviy Sektor) dhe brohoriti slogane kundër Rusisë. A scuffle broke out between Ukrainian and Russian delegates at a meeting of the Parliamentary Assembly of the Black Sea Economic Cooperation (PABSEC) in Türkiye’s capital Ankara Tensions boiled over after Ukrainians interrupted a Russian official’s speech👇 pic.twitter.com/AzZiQi2B6L — ANADOLU AGENCY (@anadoluagency) May 4, 2023 Përleshja nisi teksa delegacioni rus tentoi të parandalojë këtë veprim të ukrainasve. Por, kjo i la vend edhe një përleshjeje tjetër me pjesëmarrjen e deputetit ukrainas Oleksandr Marikovskyi për flamurin ukrainas, të cilin ai donte ta merrte përsëri. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. A scuffle broke out between Russian and Ukrainian delegates at Parliamentary Assembly of the Black Sea Economic Cooperation in Ankara, Turkey pic.twitter.com/wqZjUmSsFL — Tony (@Cyberspec1) May 4, 2023