Zyrtarët policorë i ofrojnë ndihmën e parë qytetares së alivanosur NULL NULL 22.10.2021 16:34 22.10.2021 16:34 Zyrtarët policorë i kanë ofruar ndihnën e parë një qytetareje të alivanosur. Policia përmes një komunikate ka bërë të ditur se gjendja e saj kishte të bëjë me bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes, përcjell Klankosova.tv. “Sot rreth orës 12;00 një njësi policore deri sa po trajtonte një rast aksident trafiku, në rrugën “Avni Klinaku” në Vushtrri, kanë hasë në qytetaren e alivanosur e cila ndodhej në gjendje të rënë, gjendja e se cilës kishte të beje me bllokimin e rrugëve te frymëmarrjes, me ç’ rast zyrtarët policorë në rrethana të tilla kanë reaguar menjëherë duke i dhënë ndihmën e parë përfshirë edhe kthimin e gjuhës dhe lirimin e rrugëve të frymëmarrjes, veprime këto të cilat kanë rezultuar me kthimin drejt normalizimit të frymëmarrjes dhe gjendjes shëndetësore”, thuhet në komunikatë. Tutje, policia ka njoftuar që në vendngjarje ka arritur ekipi mobil mjekësore të cilët kanë vazhduar me tretman të mëtejmë mjekësor të qytetares. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 3 orë më parë