19:44, 2 Prill 2020

Ka ndërruar jetë ish-lojtari i klubit të futbollit Lepenci nga Kaçaniku Trimor Shurdhani.

Lajmi është dhënë nga klubi në faqën zyrtare në Facebook.

Kanë qarkulluar informacione se i ndjeri kishte vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus.

Klan Kosova ka kontaktuar me zyrtarët e KF Lepencit për të marrë informacione lidhur me këtë rast.

Shemsedin Abazi, sekretar i klubit të futbollit “Lepenci” i tha Klanit se nuk është infektimi me pandeminë Covid-19 arsyeja e vdekjes së ish-lojtarit.

“Arsyeja e vdekjes është tjetër. Nuk ka qenë i infektuar me koronavirus. Arsyet do të bëhen të ditura nga familjarët. Ai ka qenë i sëmurë”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë