ZYRTARE: Vedat Muriqi prezantohet te Lazio

ZYRTARE: Vedat Muriqi prezantohet te Lazio

NULL NULL
2 muaj më parë

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi është zyrtarizuar te skuadra italiane Lazio.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit nga kryeqyteti i Italisë.

“Vedat Muriqi është lojtar i ri i Lazios”, thuhet në njoftim, transmeton Klan Kosova.

Prizrenasi edicionin e fundit ishte pjesë e Fenerbahçës ku shkëlqeu me golat dhe asistimet e tij.

Në të kaluarën, Muriqi ka bartur edhe fanellën e skuadrës kosovare Liria, të cilët pritet të përfitojnë një shumë të konsiderushme parash nga transferimi i 26 vjeçarit në Lazio, sipas rregulloreve të parapara nga UEFA.