Zyrtarë të MSh-së nisin Javën për Dhurimin e Gjakut NULL NULL 14.06.2018 11:14 14.06.2018 11:14 Zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë (MSh) kanë dhuruar gjak në fillimin e Javës së Dhurimit të Gjakut dhe Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rëndësinë që ka sigurimi në kohë i gjakut dhe produkteve të tij në shpëtimin e jetëve të atyre që kanë nevojë. Faik Hoti, drejtor i departamentit për Informim në këtë ministri, tha se procesi i dhurimit të gjakut përpos anës humanitare përmban edhe anën pozitive shëndetësore. Hoti shtoi se çdo dhurues ndihet mirë sepse po u ndihmon të tjerëve, raporton EO. “Ky proces i ka disa të mira dhe ajo më e rëndësishmja është se vjen në shprehje ajo vlera humanitare për të ndihmuar. Çdo dhurues besoj se ndihet mirë kur dhuron gjak sepse e po ndihmon dhe ana tjetër pozitive e dhurimit të gjakut është se para që t’i nënshtrohet këtij procesi e përfiton një vizitë mjekësore, kontrolle falas dhe është fakt i njohur shkencor se të gjithë ata që dhurojnë gjak janë më pak të ekspozuar ndaj sëmundjeve të sistemit kardiovaskular, diabetit. Pra përpos anës humanitare ky proces ka edhe anën pozitive shëndetësore”. Hoti apeloi të gjithë ata që gëzojnë shëndet dhe peshë mbi 45 kilogramë t’i bashkohen aksionit për dhurimin e gjakut. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 22 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 1 orë më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 2 orë më parë