Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zyrtare: Shqipëria me Sylvinhon deri në 2025-ten

NULL NULL
24.07.2024 11:58
The new coach of Albania national soccer team Brazilian Sylvio Mendes Campos smiles during a press conference in Tirana, Albania, Monday, Jan. 9, 2023. The Albanian soccer federation has signed an 18-month contract with Sylvio Mendes Campos Junior to coach the country’s national team aiming at reaching the 2024 Euro finals. The Brazilian, 48, known as Sylvinho, signed a contract on Monday to lead the Albanian national team until the end of European Championship. No financial details were made available. (AP Photo/Franc Zhurda)

Federata Shqiptare e Futbollit, edhe zyrtarisht ka njoftuar se në krye të shtabit teknik të kombëtares do të jetë braziliani Sylvinho.

Sipas FSHF-së ai dhe zëvendësit e tij, Pablo Javier Zabaleta Girod dhe Dorival Guidoni Junior, do të jenë në krye të detyrës deri në dhjetorin e vitit 2025.

“Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, Kombëtarja shqiptare ka treguar progres dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme. Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në histori në një Kampionat Europian, ku tregoi performancë të denjë dhe bindëse në takimet kualifikuese si edhe u përballë denjësisht me kundërshtarë të nivelit të lartë në Euro 2024 ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv

Ish-futbollisti i Manchester Cityt, Barcelonës e Arsenalit, i ka drejtuar “Kuqezinjtë”, drejt suksesit historik.

Kombëtarja shqiptare u kualifikua për herën e dytë në një kampionat evropian.

Edhe pse me kundërshtarë tepër të fortë si: Spanja, Kroacia dhe Italia, Shqipëria tregoi lojë solide në “EURO 2024”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.