Zyrtare, sezoni i ri i Formula 1 nis më 5 korrik në Austri NULL NULL 02.06.2020 16:34 02.06.2020 16:34 Tashmë është zyrtare, sezoni i ri i Formula 1 do të nisë fundjavën e 4 dhe 5 korrikut. Katër ditë pasi Ministria Austriake e Shëndetësisë dha “dritën jeshile” për zhvillimin e aktiviteteve sportive në vend, Formula 1 konfirmoi për mbajtjen e dy garave të para të sezonit atje, më 5 dhe 12 korrik, si dhe të garës së tretë në Hungari. Sipas kalendarit të publikuar nga Formula 1, më pas është programuar një pushim prej dy javësh, i ndjekur nga 2 gara në Britaninë e Madhe, një në Spanjë, e më pas në Belgjikë e Itali. Të gjitha garat do të zhvillohen me dyer të mbyllura, ndërsa pjesëmarrësit do të ndjekin rregullat e përcaktuara për minimizimin e përhapjes së Covid-19. Drejtuesi e F1 thanë se deri në dhjetor 2020 shpreson të ketë realizuar 15-18 gara, për të përmbyllur kështu sezonin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.