Zyrtare: Romagnoli kalon në Milan - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zyrtare: Romagnoli kalon në Milan

NULL NULL
09/08/2015
“Marrëveshja për Romagnolin është 99.8 për qind e sigurt”, ka thënë Galliani për La Gazzetta dello Sport.

Alessio Romagnoli duket se tashmë është lojtari i Milanos, sepse marrëveshja e milanezëve me Romën veç është përfunduar, sipas Adriano Gallianit, shkruan Goal.com, transmeton Klan Kosova.

“Marrëveshja për Romagnolin është 99.8 për qind e sigurt”, ka thënë Galliani për La Gazzetta dello Sport.

Italiani që përfaqëson kombëtaren në U21 sezonin e kaluar ishte i huazuar në Sampdoria dhe luajti në plotë 30 ndeshje për klubin.

Ai ishte i rregullt në formacionin e Sampdorias, të cilët kampionatin e përfunduan në vendin e shtatë.