Zyrtare: Pierluigi Gollini huazohet te Tottenham Hotspur

Zyrtare: Pierluigi Gollini huazohet te Tottenham Hotspur

NULL NULL
2 months më parë

Tottenham Hotspur edhe zyrtarisht ka konfirmuar huazimin e portierit të Atalantas, Pierluigi Gollini me opsion për ta blerë atë në fund të sezonit.

Sipas mediave italiane, Spurs do ta kenë mundësin që ta nënshkruajnë atë në fund të sezonit për 14 milionë euro, shkruan spurs, transmeton Klankosova.tv.

Gollini ka qenë në një formë të lartë për Atalanta në tre sezonet e kaluar, jo vetëm në Serie A, por edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Italiani sezonin e kaluar i zhvilloi 32 ndeshje, duke regjistruar 13 ndeshje pa pësuar gol.

Situata e portierëve të Tottenham kishte filluar të dukej e pasigurt këtë verë, me Paulo Gazzaniga që u largua si  transfer i lirë, ndërkaq Hugo Lloris dhe Joe Hart hynë në vitin e fundit të kontratave të tyre aktuale.