Zyrtare: Pezullohet ndeshja mes Pejës dhe Bashkimit, shkak i ftohti - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zyrtare: Pezullohet ndeshja mes Pejës dhe Bashkimit, shkak i ftohti

NULL NULL
29.01.2023 17:31

Nuk do të zhvillohet ndeshja mes Pejës dhe Bashkimit, për shkak të kushteve që janë duke mbretëruar në palestrën “13 qershor” në Suharekë.

Ndeshja pritet të zhvillohet brenda 24 orëve, teksa për orarin e saktë se kur do të luhet pritet të merret vesh në orët në vijim, njofton Klankosova.tv.

Brenda palestrës është ftohtë sipas dy klubeve, teksa nëse do të luhej sipas tyre, do të mund të lëndoheshin lojtarët.

Përballja ishte e vlefshme në kuadër të javës së 20-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndryshe, Bashkimi po i zhvillon ndeshjet si vendas në palestrën “13 qershori”, në Suharekë, pasi salla “Sezai Surroi” në Prizren është duke u rinovuar.